FAQ

Çfarë duhet të bëj për të ardhur në gjermani?

  • Ju duhet të keni përfunduar arsimimin si infermier-e, MTRA ose mamien.
  • Na dërgoni diplomën, CV-në/biografien tuaj, njoftimin e deficitit dhe certifikatën gjermane, nëse është e disponueshme, në adresën jobs@recruitmed.de. Ne kujdesemi për pjesën tjetër.

Unë nuk e di gjuhën. A mund të gjej një punë nëse di vetëm anglisht?

  • Jo, për fat të keq jo. Ty të duhet të paktën një certifikatë B1 në mënyrë që ne të fillojmë procesin dhe një certifikatë B2 në mënyrë që të mund të merrni njohjen tuaj në gjermani.

Çfarë dokumentesh duhet të përgadis dhe sa kohë do të zgjasë?

  • Derisa të mbërrini, na duhen dokumente të ndryshme, si diploma, certifikata, certifikata e lindjes ose e martesës si kopjet e vërtetuar nga origjinali dhe e përkthyer. Ne do të shpjegojmë saktësisht se cilat dokumente duhet të përgadisni.

A do të më sigurojë punëdhënësi akomodim kur të mbërri në gjermani?

  • Po, ju gjithmonë merrni një apartament për start/fillim. Sipas rregullit ju mund të qëndroni atje gjatë njohjes tuaj. Për kohën më pas, ju duhet të kërkoni një apartament. Ju do të mbështeteni nga ne dhe klinika. Kostot e akomodimit/banimit ndryshojnë nga rajoni në rajon. Një dhomë mund të kushtojë nga 250 deri në 600 euro.

Sa zgjat kontrata me punëdhënësin dhe a mund të ndërroj punëdhënës më pas?

  • Kjo ndryshon nga klinika në klinikë, por klinika natyrisht kërkon punësim afatgjatë. Megjithatë, ju keni mundësinë të ndryshoni punëdhënësin tuaj, nëse diçka nuk është në rregull. Këtu ju duhet t’i përmbaheni afateve sipas kontratës suaj. Kontrata juaj e punës në njohje është sigurisht e kufizuar. Pasi të keni përfunduar njohjen tuaj, shumë klinika do të lëshojnë kontrata të përhershme menjëherë.

Sa kohë do të duhet para se të mund të vij në gjermani?

  • Kjo varet vetëm nga ju. Kërkesa për leje të profesionit duhet të dorëzohet dhe njohuritë e gjuhës gjermane duhet të jenë të paktën në nivelin B1.
  • Nëse ka ndonjë vertetim për deficit nga shteti federal, ku është punëdhënësi juaj i ri, mund të ndodhë relativisht shpejt dhe ju do të jeni këtu brenda 3 muajve. Pa një vertetim, mund të zgjasë rreth 6-9 muaj, por kjo ndryshon nga rasti në rast pasi varet nga faktorë të ndryshëm. Këtu juve ju këshillojmë në çdo kohë.

Sa kushton apartamenti?

  • Sipas rregulles, apartamentet kushtojnë 250-600 €. Por kjo gjithashtu mund të varion.

Sa kohë duhet për të arritur një termin për intervistë?

  • Sapo të kemi CV-në tënde, diplomën dhe certifikatën gjermane B1, jeni gati për intervistë. Në varësi të rajonit të cilin e dëshironi ju, ndonjëherë kemi oferta direkte dhe kjo shkon relativisht shpejt. Por kjo mund të ndryshojë edhe në varësi të nevojave të klinikave.

Kush i paguan harxhimet e fluturimeve?

  • Punëdhënësi juaj i ri do të kujdeset për ardhjen tuaj. Ne rezervojmë dhe organizojmë arritjen tuaj së bashku me ju.

Kur mund unë të sjell familjen time?

  • Sapo të keni marrë certifikatën tuaj dhe të plotësoni disa kërkesa (kontratë pune, apartament etj.) do të keni mundësinë të aplikoni për bashkim familjar.

Sa kohë zgjat i gjithë procesi?

  • Procesi varet nga kërkesat tuaja personale që sillni me vete dhe gjithashtu, varet sa shpejt mund të gjejmë një punëdhënës për ju. Prej atëherë duhen rreth 3-9 muaj.

Ku do të banoj pasi të jem atje dhe a duhet të paguaj për muajt e parë?

  • Si fillim, punëdhënësi juaj i ri do të organizojë vendbanimin e vogël të përkohshëm për ju.
    Sapo të qetësoheni pak, kërkoni diçka tuajën. Ndoshta diçka më e madhe ku mund të banoni me familjen tuaj.
    Sapo filloni punën dhe futeni në apartament, duhet të paguani edhe qiranë.

Sa fitoj para dhe pas njohjes së diplomes dhe a mjafton kjo për të mbuluar koston e jetesës në gjermani?

  • Si rregull, para njohjes ju fitoni të paktën 2,300 € bruto plus shtesat dhe të paktën 2,900 € bruto plus shtesat pas njohjes. Kaq mjafton për shpenzimet e jetesës. Paga ndryshon sipas punëdhënësit dhe rajonit.