Skip to main content

DAKORTËSIM

Parathënie

Infermieria është shtylla kryesore e shoqërisë sonë. Ajo siguron mirëqenien dhe shëndetin e miliona njerëzve dhe meriton vlerësim nga të gjithë ne. Megjithatë ndryshimi demografik dhe mungesa e punonjësve të kualifikuar paraqesin sfida të mëdha për sektorin gjerman të infermierisë. Për të marrë masa ne në RecruitMed mbështetemi në rekrutimin internacional të punonjësve të kualifikuar, i cili është shumë më tepër se një proces thjesht ekonomik. Për ne kjo sipërmarrje është një përgjegjësi sociale dhe njerëzore.

Me këtë busull-Etikë ne duam të krijojmë një guidë të qartë, që drejton veprimet tona dhe siguron që vlerat tona – Respekti, drejtësia dhe transparenca – të jenë në qendër të të gjitha veprimtarive tona. Sepse ne jemi të vetëdijshëm se punonjësit e kualifikuar, që emigrojnë në Gjermani nëpërmjet nesh jo vetëm që kontribuojnë për një kujdes më të mirë, por gjithashtu pasurojnë shoqërinë tonë me aftësitë, historitë dhe kulturat e tyre individuale.
Kjo busull-Etikë nuk është thjesht një udhëzues/guidë, por një shprehje e përkushtimit tonë ndaj integritetit, profesionalizmit dhe humanizmit. Synimi ynë nuk është vetëm të përmbushim kërkesat ekonomike, por edhe të trajtojmë dimensionet sociale dhe kulturore të fushës sonë të veprimtarisë me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë.

Busulla-Etikë-RecruitMed synon të shërbejë si një guidë/udhëzues për të gjitha palët e përfshira -partnerët tanë, institucionet e përkujdesit, punonjësit e kualifikuar dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme ekipit tonë. Së bashku ne duam të krijojmë një sistem që karakterizohet nga humanizmi, besimi dhe integriteti.
Janë të vlefshme përkatësisht “Rregulloret aktuale të cilësisë dhe testimit” për vulën e cilësisë “Rekrutim i drejtë infermerior Gjermani”.

Beata Berry & Aik Zegai
Sipërmarrës, RecruitMed

Misioni

RecruitMed synon të forcojë në mënyrë të qëndrueshme sektorin gjerman të infermierisë përmes rekrutimit ndërkombëtar të personelit dhe t’u sigurojë njerëzve nga vendet e treta perspektiva karriere në Gjermani.

Ne jemi përballur me sfidat komplekse burokratike dhe politike të kohës sonë: nga procedurat e gjata të njohjes të rregulloreve sipas ligjit të punës deri tek debatet socialo-politike për emigrimin dhe integrimin.
Ne jemi të përkushtuar për të kapërcyer këto pengesa përmes ekspertizës, transparencës dhe angazhimit dhe për të krijuar një kuadër të drejtë dhe ligjërisht të sigurt për të gjithë palët e përfshira. Objektivi ynë është të zhvillojmë zgjidhje të qëndrueshme, që stabilizojnë sektorin e infermierisë dhe në të njëjtën kohë bëjnë drejtësi për njerëzit ,që qëndrojnë pas proceseve.

Vizioni

Ne shohim një sistem shëndetësor, i cili forcohet përmes bashkëpunimit ndërkombëtar në të cilin barrierat – qofshin ato burokratike, gjuhësore apo kulturore – zvogëlohen në mënyrë specifike. Vizioni ynë është një sektor gjerman i kujdesit, në të cilin diversiteti kulturor jo vetëm që pranohet, por përjetohet në mënyrë aktive si një pasurim.

Nëpërmjet proceseve të qarta dhe qasjeve inovative ne duam të formojmë një të ardhme, në të cilën infermierët nga e gjithë bota jo vetëm që kontribuojnë me aftësitë e tyre profesionale, por edhe bëhen pjesë e një shoqërie të hapur dhe gjithëpërfshirëse.

Busulla- Etikë

1. Respekti dhe vlerësimi

  • Ne i trajtojmë të gjithë njerëzit – pavarësisht nga origjina, feja, gjinia, orientimi seksual ose prejardhja e tyre kulturore – me respekt dhe vlerësim.
  • Në çdo komunikim dhe bashkëpunim, ne takohemi në nivelin e syve dhe promovojmë një atmosferë pune pozitive dhe vlerësuese.

2. Transparenca dhe ndershmëria

  • Proceset tona karakterizohen nga sinqeriteti dhe qartësia. Të gjitha palët e përfshira marrin informacionet e plota për kushtet e punës, kërkesat ligjore dhe veçoritë kulturore.
  • Ne komunikojmë pritshmëri realiste dhe shmangim premtimet e rreme.

3. Respektimi i standarteve ligjore dhe etike

  • RecruitMed angazhohet për respektimin strikt të të gjitha kërkesave ligjore në Gjermani dhe në vendet e origjinës së bashkëpunëtorëve.
  • Veprimet tona bazohen në standarte etike, të cilat përjashtojnë diskriminimin, shfrytëzimin apo çdo formë abuzimi me pushtetin.

4. Drejtësi në procesin e rekrutimit

  • Çdo person ka akses për mundësi të barabarta, pavarësisht prejardhjes sociale apo financiare.
  • Proceset tona të përzgjedhjes bazohen në standarte objektive si kualifikimet dhe përshtatshmëria profesionale, pa i lënë vend paragjykimeve ose preferencave personale.

5. Transparencë & Pjesëmarrje e specialistëve të infermierisë gjatë gjithë procesit të aplikimit

  • Kandidatët tanë janë të informuar plotësisht në gjuhën e tyre amtare për të gjitha hapat dhe kërkesat që nga fillimi i programit. Në këtë mënyrë, ne sigurojmë që ata të kuptojnë të gjitha fazat, pritshmëritë dhe perspektivat dhe të mund të marrin vendime të bazuara mirë për rrugën e tyre profesionale.
  • Gjatë gjithë procesit ne garantojmë që kandidatët tanë të kenë akses në çdo kohë për informacionet aktuale dhe relevante. Nëpërmjet kësaj transparence të vazhdueshme ne krijojmë besim dhe ofrojmë orientim shpesh në një proces kompleks.

6. Përgjegjësia për integrimin

  • Ne i shoqërojmë njerëzit jo vetëm gjatë procesit të rekrutimit, por edhe gjatë mbërritjes dhe integrimit të tyre në Gjermani.
  • Këtu përfshihen mbështetja me procedurat zyrtare për të siguruar një proces të qetë emigrimi, si dhe orientimin e detajuar kulturor, i cili i përgatit për të jetuar dhe punuar në Gjermani.

7. Përballja me sfidat

  • Konfliktet apo keqkuptimet trajtohen hapur dhe me orientim drejt zgjidhjes.
  • Të gjitha palët e përfshira kanë mundësinë të paraqesin shqetësime ose ankesa, të cilat RecruitMed do t’i trajtojë me ndërgjegje dhe konfidencialitet.

8. Përgjegjësia e të gjithë ekipit

  • Të gjithë bashkëpunëtorët e RecruitMed janë të angazhuar, të jetojnë këtë Busull-Etikë dhe ta zbatojnë atë në punën e tyre të përditshme.
  • Ekipi ynë punon vazhdimisht për të përmirësuar proceset dhe për të zhvilluar më tej standartet etike.

Me këtë Busull-Etikë ne duam të sigurojmë, që bashkëpunimi ynë të karakterizohet nga integriteti, profesionalizmi dhe humanizmi – sot dhe në të ardhmen.

Oferta për punë

RecruitMed i ofron çdo specialisti të infermierisë një ofertë pune gjithëpërfshirëse, që përmban detaje thelbësore rreth punëdhënësit dhe pozicionit që duhet të plotësohet. Ofertat përfshijnë informacione të tilla si fusha e përgjegjësive, kushtet e punës dhe shpërblimi. Specialistët e infermierisë kanë mundësinë të shqyrtojnë me kujdes ofertën dhe të vendosin lirshëm, nëse duan ta pranojnë apo refuzojnë atë.

Përgjegjësia dhe etika në rekrutimin ndërkombëtar të punonjësve të kualifikuar

RecruitMed e sheh si detyrë të vetën të garantojë një proces të drejtë dhe të përgjegjshëm nga ana etike të rekrutimit dhe integrimit të personelit të infermierisë nga vendet e treta. Ne jemi të përkushtuar në mënyrë aktive për të respektuar ligjet ndërkombëtare dhe standartet e të drejtave të njeriut, për të siguruar një bashkëpunim të drejtë dhe të qëndrueshëm. Këto parime gjejnë gjithashtu zbatim edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët ne i përfshijmë në mënyrë aktive dhe kontrollojmë rregullisht respektimin e tyre.

Në kuadër të parimeve tona etike, RecruitMed angazhohet të mos rekrutojë infermierë nga vendet që janë në listën aktuale të Mbështetjes dhe Masave Mbrojtëse të forcave punëtore të OBSH-së Kjo masë siguron që praktikat tona të rekrutimit të mos rëndojnë më tepër sistemet shëndetësore sidomos në vendet e prekura dhe vepron me përgjegjësi të plotë në kontekstin global.

Parimet tona udhëzuese:

  1. Dokumentacioni dhe verifikueshmëria: Të gjitha proceset regjistrohen me shkrim për të siguruar transparencë dhe gjurmueshmëri.
  2. Falas për personelin infermieror: I gjithë procesi i ndërmjetësimit është pa pagesë për personelin infermieror.
  3. Kufizimi i rrezikut financiar: Infermierët mbrohen nga ngarkesat ekonomike apo rreziqet në procesin e rekrutimit.
  4. Transparencë e plotë: Informacionet rreth strukturave, shërbimeve dhe kostove janë të aksesueshme në çdo kohë për të gjithë personat e përfshirë.

Angazhimet tona:

Parimi – punëdhënësi- paguan

Nëpërmjet parimit- punëdhënësi- paguan RecruitMed siguron, që të gjitha kostot e rekrutimit të përballohen nga punëdhënësi. Infermierët janë plotësisht të përjashtuar nga çdo kosto e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e ndërmjetësimit.

RecruitMed merr përsipër të mos i ngarkojë infermierëve asnjë kosto të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të ndërmjetësimit ose kosto për shërbimet, që lidhen drejtpërdrejt me ndërmjetësimin. Ky detyrim vlen për të gjithë zinxhirin e shërbimit.

RecruitMed merr përgjegjësinë për shkeljet e veta, si dhe për shkeljet nga palët e treta që veprojnë në emër ose për llogari të RecruitMed, që shkelin rregullat e cilësisë dhe testimit të vulës së cilësisë “Fair Recruitment Care Germany”.

Nëse parimi “punëdhënësi – paguan” shkelet brenda zinxhirit të shërbimit, pagesat për punonjësin e kualifikuar të infermierisë do të rimbursohen nga RecruitMed.

Angazhimet tona:

  • Punonjësit e kualifikuar të infermierisë nuk paguajnë tarifa për ndërmjetësimin ose shërbimet të lidhura me të.
  • Kontratat e punës nuk përmbajnë asnjë klauzolë në lidhje me rimbursimin e kostove të ndërmjetësimit.

Vula e cilësisë

https://www.faire-anwerbung-pflege-deutschland.de/

Në vitin 2022 RecruitMed iu dha vula e cilësisë “Fair Recruitment Care Germany”, e cila u zhvillua nga Ministria Federale e Shëndetësisë (BMG) dhe Bordi i Administratorëve të Ndihmës Gjermane për të moshuarit (KDA). Kjo vulë përfaqëson standardet më të larta të drejtësisë, transparencës dhe mbrojtjes së personelit ndërkombëtar infermieror.
Standardet e vulës së cilësisë bazohen në katër fusha qëndrore: proceset transparente, mbrojtja e personelit infermieror, zgjidhjet e ndërmjetësimit të orientuar nga tregu dhe monitorimi i rregullt i pavarur i agjencive. Kjo krijon themelin mbi të cilin të gjithë personat e përfshirë, nga infermierët deri tek institucionet e kujdesit shëndetësor, mund të punojnë së bashku në një partneritet të besueshëm dhe të qëndrueshëm.

Marrja e përgjegjësisë, formimi i integrimit

RecruitMed rekomandon punëdhënësit*set të ofrojnë masa aktive për të integruar stafin e infermierëve ndërkombëtarë. Këtu përfshihen përkrahje me synim gjuhën, programe të strukturuara që stërvitin për të filluar punën dhe menaxhim të integrimit në institucion që është përshtatur me nevojat e punonjësve të rinj.
Emërimi i një zyrtari të integrimit ose futja e një programi mentorësh rekomandohet gjithashtu si një masë plotësuese për të garantuar shoqërim dhe mbështetje individuale.

Mundësitë e zgjedhjes në procesin gjerman të njohjes

Sipas Seksionit 40 të Ligjit të Profesioneve të Infermierisë (PflBG), aplikantët kanë mundësinë të zgjedhin midis një testi njohurish dhe një kursi përshtatjeje për të kompensuar dallimet ekzistuese të kualifikimit. Theksohet shprehimisht se vendimi për zgjedhjen e masës kompensuese është përgjegjësi e specialistit.

Verweis auf KDA Broschüre Anerkennungsverfahren

Menaxhimi i ankesave – raportimi i sjelljes së pahijshme

Nëse vëreni sjellje të pahijshme të mundshme brenda ekipit tonë ose midis partnerëve tanë, ju vihet në dispozicion një proces i përcaktuar qartë.

Si bëhet një raportim?

  • Kontakti i drejtpërdrejtë: Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim, kontaktoni drejtpërdrejt menaxhmentin tonë. Personi juaj i kontaktit, znj. Beata Berry, është në dispozicionin tuaj në info@recruitmed.de dhe do t’ju ofrojë mbështetje kompetente për të sqaruar shqetësimet tuaja.
  • Dorëzimi anonim: Si alternativë ju keni mundësinë e raportimit të këshillave në mënyrë anonime duke përdorur formularin tonë online.

Si i trajtojmë ne raportimet?

  1. Pranimi dhe konfirmimi: Pasi të jetë marrë raportimi, ai do të dokumentohet dhe, nëse dëshironi, do të lëshohet një konfirmim i marrjes.
  2. Verifikimi i fakteve: Incidenti i raportuar shqyrtohet nga një autoritet neutral brenda kompanisë sonë për të evidentuar të gjitha informacionet përkatëse.
  3. Planifikimi i masave: Veprimet e duhura planifikohen bazuar në rezultatet e auditimit. Këto mund të jenë diskutime të brendshme, trajnime, rishikime të kontratave ose, në raste të rënda, pushim nga puna dhe ndërprerje të bashkëpunimit.
  4. Feedback: Raportimet që nuk merren në mënyrë anonime do të përpunohen brenda tre javësh, personi raportues do të informohet për masat e marra dhe rezultatet e tyre. Përpunimi kryhet duke marrë parasysh rregullat e Ligjit për Mbrojtjen e Denoncuesve.

Me email info@recruitmed.de

Me telefon +49 221 67058002

Në mënyrë anonime nëpërmjet formularit tonë të kontaktit

Pse është i rëndësishëm procesi?
Menaxhimi ynë i ankesave siguron që të gjitha raportimet e sjelljes së pahijshme të përpunohen me përgjegjësi. Krijon transparencë, forcon besimin në bashkëpunimin tonë dhe promovon një mjedis pune të respektueshëm dhe profesional.

RecruitMed GmbH & Co. KG
Neusser Straße 772
50737 Köln

Beschwerde Einreichen
Tani të dakordohemi, që të
takohemi për bisedë këshillimi!
Tani të dakordohemi, që të takohemi për bisedë këshillimi!