
TË PUNOSH &
Klikoni përmes pyetësorit tonë dhe ne do të gjejmë punën e duhur për ju.
Tek ne fokusi është te njerëzit. Ne mbështesim njerëzit për të fituar mundësi të reja në Gjermani përmes migrimit. Puna në Gjermani ju ofron perspektiva të shkëlqyera për të ardhmen si specialist-e e/i huaj infermier-e.
Shërbimi ynë është falas për ju!
PUNA JUAJ NË GJERMANI
Të punosh në sistemin shëndetësor gjerman
Po kërkoni perspektivë jashtë vendit, ndoshta edhe në Gjermani?
Ju jeni infermiere, Përkujdesës-e,mamie, mjek-e dhe/apo Asistent teknik mjekësor?
Atëherë ju keni ardhur në vendin e duhur.
Ne ju vëmë juve në kontakt me punëdhënësit e duhur. Ne e dimë saktësisht, se çfarë sfidash madhore sjell puna e përditshme për ju në Gjermani dhe si mund t’i përballojmë këto sfida së bashku me përgatitjen optimale dhe integrimin e qëndrueshëm.
Mungesa e profesionistëve mjekësorë në Gjermani është akute.
Këtu hyni ju, sepse qëllimi i RecruitMed është të zbatojë konceptet e zgjidhjeve për sistemin gjerman të kujdesit shëndetësor përmes migrimit të qëndrueshëm dhe stoik dhe integrimit të profesionistëve të huaj. Ne mbështesim punëkërkuesit si ti me këshilla, mbështetje dhe marrëdhënje pune në Gjermani.
Shërbimi ynë është falas për ju!
PSE GJERMANIA?
Çfarë shanci dhe mundësie sjell profesionisti
që zhvendoset në Gjermani ?
Perspektivat e karrierës në
Repartet e përkujdesit.
Ka shumë mundësi për mësime të mëtejshme dhe avancim në karrierë për profesionistët e përkujdesit shëndetësor. Punëdhënësit mbështesin gjithashtu masat e arsimit dhe trajnimit të mëtejshëm të njohura nga shteti.
Punë të qëndrueshme me pajisjet
e teknologjisë së fundit
Objektet shëndetësore gjermane janë përgjithësisht të pajisura shumë mirë, si teknikisht ashtu edhe materialisht. Ato ofrojnë edhe punë të sigurta për punëtorët e kualifikuar në Gjermani, sepse numri i njerëzve që kanë nevojë për përkujdesje është vazhdimisht në rritje dhe kërkesat për staf të përkujdesjes/infermieries po rriten.
Pagat dhe përfitimet e tjera
Paga e profesionistëve të përkujdesjes/infermierisë është rreth 2800 €/në muaj (bruto) dhe rritet në varësi të përvojës profesionale. Përveç të ardhurave mujore, punëdhënësit ofrojnë edhe shumë përfitime të tjera shtesë, si p.sh bonuse, pagesa për pushime dhe/apo bonus për Krishtlindje. Në fakt, në Gjermani ofrohen përfitime të shumta sociale, p.sh. Sigurimi shëndetësor, pensional ose i papunësisë.
Familja & Shtetëzimi
Në Gjermani, familjet mund të merren me vehte dhe të mbështeten më tej me ndihmën shtetërore të Parave të fëmijëve dhe nxitje për arsimim falas. Përveç kërkesave tuaja, partneri përkatës i juvi merr edhe një leje pune në Gjermani. Pas tetë vjet qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Gjermani, ekziston mundësia e marrjes së shtetësisë gjermane.
“Kur erdha në Gjermani, kisha ende pak përvojë në përkujdesje/infermieri. Falë RecruitMed, unë jam përgatitur mirë për sfidat e mia të reja në kujdesin disi më të ndryshëm se në Tunizi. Trajnimi para mbërritjes sime dhe gjithashtu mbështetja në teren më ndihmuan shumë”
Karima
Infermierja e maternitetit – Tunizi
KË PO KËRKOJMË NE
Profesione të përkujdesjes Medicinale
- Punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe përkujdesit për të sëmurë/infermierë
- MTRA
- Përkujdesës për të moshuar
- Fizioterapistë
- Infermieret e maternitetit
Mjekët në të gjitha fushat
- Kryemjek
- Mjek Specialistë
- Asistent i Mjekëve
PËR KË NDËRMJETËSOJMË NE
Rrjeti ynë kombëtar i klientëve
Ne ju vendosim në institucione të njohura nga shteti, si klinikat universitare, spitalet dhe shtëpitë e të moshuarve – në punësim të përhershëm drejtpërdrejt me punëdhënësin.
Klientët tanë janë vende mjekësore moderne prej më të ndryshmet.
Departamente dhe mundësi të mira promovimi dhe zhvillimi. Besnikëria afatgjatë e punonjësve, njohja juaj profesionale, si dhe integrimi juaj dhe bashkimi i mundshëm familjar mbështeten në mënyrë aktive nga ne dhe punëdhënësi juaj i ri.
CFARE DUHET TI TË SJELLËSH
Motivimin dhe kualifikimimin tënd
Dëshira për të jetuar në Gjermani për një kohë të gjatë
Punëdhënësi juaj i ri është i gatshëm të investojë tek ju, që do të thotë një investim intensiv i kohës dhe parave. Për të qenë të drejtë/fer, ne presim që ju të keni synimin afatgjatë, etë sinqertë për të punuar në Gjermani dhe me punëdhënësin tuaj të ri.
Shkollimi i përfunduar në përkujdesje/infermieri ose mjekësi
Në Gjermani, profesionet e infermierisë dhe mjekësisë janë “profesione të rregulluara”. Kjo do të thotë se trajnimi për këtë rregullohet nga shteti. Për këtë arsye, aplikantëve të huaj duhet t’u njihet në Gjermani kualifikimet e fituara jashtë vendit. Vetëm atëherë mund të aplikohet ose të jepet licenca juaj profesionale.
Vendosmëria për të mësuar gjuhën gjermane
Mësoni gjermanisht – lehtë! Në akademinë tonë të shkëlqyer të gjuhës, ne ju ofrojmë mbështetje të plotë dhe hartojmë korrikulën sipas nevojave tuaja. Zotërimi i gjuhës gjermane është një parakusht për aplikimin tuaj për vizë.
Dëshira për Gjermaninë dhe kulturën gjermane
Provat tregojnë se përshtatja me jetën në një vend të ri është më i suksesshëm kur emigrantët janë të hapur ndaj kulturës dhe zakoneve të vendit. Ne do të jemi të lumtur t’ju ofrojmë informacione për vendin, njerëzit dhe kulturën përpara mbërritjes tuaj.
Dhe pak guxim
Një jetë e re në një vend tjetër do të thotë të lini pas familjen dhe miqtë tuaj për të filluar një aventurë të re.
A tingëllon si ju?